Universiteti i Tiranës ka hapur degën më të re në e cila në këtë vit të parë do të ndiqet nga 25 studentë. Ky program studimor hapet për herë të parë në Shqipëri dhe ka mbështjetjen e Prezencës së OSBE. Në ceremoninë e hapjes së këtij programi ishte e pranishme edhe Ministra e Arsimit Evis Kushi, e cila nëpërmjet një statusi në facebook ka dhënë vlerësimet e saj për këtë program.

Statusi i plotë:

E nderuar të merrja pjesë në ceremoninë e fillimit të Masterit Ekzekutiv në Kriminologji në Universitetin e Tiranës (UT), ku falë mbështetjes së Prezencës së OSBE dhe pas një pune intensive mbi 2-vjeçare, 25 studentë do të fillojnë studimet në këtë program, i cili hapet për herë të parë në vendin tonë.

Unë besoj se ky #program do të jetë një vlerë e shtuar në kualifikimin e burimeve njerëzore dhe krijimin e politikave penale akoma më efikase, ndërsa kam bindjen e plotë se UT, veçanërisht “Fakulteti i Drejtësisë” dhe ai i “Shkencave Sociale”, do ta vijojnë traditën e shkëlqyer akademike duke dhënë më të mirën për të krijuar profesionistë të denjë për shoqërinë tonë.

Edhe pse janë bërë tashmë hapa përpara në reformimin e organeve tona të drejtësisë, ka ende punë për t’u bërë dhe Masteri Ekzekutiv në Kriminologji do të ndihmojë edhe më shumë në formimin e profesionistëve për luftën kundër krimit dhe parandalimin e tij, si dhe korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në të gjitha institucionet tona shtetërore.