Disa dekada më parë grafitet, mbishkrimet e thjeshta, në të shumtën me porosi, proteste a adhurimi, që nganjëherë përcilleshin edhe me ilustrim/vizatim, në qytetet më të mëdha shfaqeshin gjatë natës, ndërsa autorët e tyre, për shumë arsye, mbeteshin anonimë.
Kjo ishte një formë bazike e asaj që më vonë u shndërrua në artin mural. Atëbotë nuk ekzistonte ndonjë ligj apo rregullore që do t’ua mundësonte artistëve të talentuar, amatorë ose profesionistë, që në mënyrë legale, nëpërmjet artit mural t’i shprehnin ndjenjat e momentit, respektin ndaj ndonjë personaliteti, cinizmin, qëndrimin afirmativ apo humorin ndaj ndonjë dukurie, ose thjesht ta japin një mesazh.
Arti mural sot është edhe legal, për më tepër, sidomos në mjedise urbane, edhe inkurajohet.