KQZ ka publikuar përditësimet e fundit sa i përket rezultateve zgjedhore të 25 Prillit. Deri më tani janë numëruar rreth 1/3 e kutive në të gjithë vendin, ndërsa procesi i numërimit të votave ka përfunduar në Pustec si edhe në Fushë Arrëz.
Por cila është partia më pak e votuar deri më tani nga qytetarët shqiptarë?!
Sipas rezultateve të publikuara, në renditje e fundit qëndron partia “Aleanca Bashkimi Popullor Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët”, e cila ka marrë vetëm 0.09% të votave në rang kombëtar.
Situata paraqitet favorizuese për Partinë Socialiste e cila ka 49.42% të votave, në krahasim me Partinë Demokratike e cila mbetet pas me 38.81% të votave.
Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016