Ndërhyrja në kohë e policisë parandaloi në Kurbin një ngjarje të mundshme kriminale brenda familjes.
Pas kontrolleve dhe rrethimit të zonës është vetëdorëzuar një 47-vjeçar, i cili ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe dispononte armë zjarri pa leje. Mësohet se ai u largua nga banesa sapo pa shërbimet e Policisë.
Kështu efektivët arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 47 vjeç, banues në Kurbin dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, me krehër me 5 fishekë.
Në njoftimin e policisë thuhet:
Policia e Kurbinit, pas marrjes së njoftimit se ky shtetas ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes në banesë, ka ndërhyrë menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës. Shtetasi A. P., kur ka konstatuar shërbimet e Policisë, është larguar menjëherë nga banesa, por pas kontrolleve të shumta dhe rrethimit të zonës, pas disa orësh u vetëdorëzua te shërbimet e Policisë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë, me një krehër me fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, në ngarkim të shtetasit A. P., për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”
Top Channel