/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura në të gjithë territorin shoqëruar gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit me reshje shiu në formë pikash në zonën e jugut.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim 1-10m/s, e cila hera-herës me shpejtësi deri në 15-20m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-4 ballë kryesisht në brigjet e detit Jon.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër19/30Re diell
Kukës15/26re diell
Lezhë23/30re diell
Dibër16/26re diell
Durrës19/29re diell
Tiranë21/32re diell
Elbasan20/32re diell
Berat17/31re diell
Vlorë19/28re diell
Korcë16/21re diell
Gjirokastër17/30re diell
Sarandë17/26re diell