Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e hënë moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare. Përgjatë ditës parashikohen reshje të izoluara shiu përreth relieveve kodrinore-malore të territorit, kryesisht në pjesën jugore.
Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim – Verilindje 1-10m/sek. Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta pranë saj dhe zonat luginore era me rrahje dhe shpejtësi deri në 15-17m/s. Valëzimi në dete, parashikohet i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 8/20 | Diell |
| Kukës | 3/17 | Diell re |
| Lezhë | 8/21 | Diell |
| Dibër | 1/17 | Diell re |
| Durrës | 10/23 | Diell |
| Tiranë | 9/23 | Diell |
| Elbasan | 7/23 | Diell re |
| Berat | 6/25 | Diell re |
| Vlorë | 7/24 | Diell re |
| Korcë | 2/18 | Diell re |
| Gjirokastër | 3/23 | Diell re |
| Sarandë | 7/23 | Diell re |
/atsh/


























