TIRANE, 10 qershor /ATSH/ -Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura në orët e mëngjesit, si dhe intervale me diell gjatë pasdites. Që prej orëve të mëngjesit reshjet do të përfshijnë bregdetin në formën e shtrëngatave me rrufe. Në mesditë reshjet e shiut përkohësisht do të përfshijnë veriun e qendrën e vendit. Në formë të lokalizuar shtrëngata me rrufe e breshër.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i Juglindjes -Jugperendimit 1 deri 8 m/sek. Valëzimi në dete parashikoheti forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 13/27 | re shi diell |
| Kukës | 11/26 | re shi diell |
| Lezhë | 12/27 | re shi diell |
| Dibër | 10/25 | re shi diell |
| Durrës | 14/25 | re shi diell |
| Tiranë | 15/28 | re shi diell |
| Elbasan | 15/29 | re shi diell |
| Berat | 13/28 | re shi diell |
| Vlorë | 16/26 | re shi diell |
| Korçë | 11/23 | re shi diell |
| Gjirokastër | 11/28 | re shi diell |
| Sarandë | 13/24 | re shi diell |
ATSH


























