Investimi i parave të krimit në sektorin e ndërtimit për pastrimin e tyre është një nga problematikat e njohura në Shqipëri dhe kjo është theksuar dhe në raportit e fundit  të pastrimin e parave.

Sektori imobilar apo i pasurove të patundshme janë një rrezik u lartë për pastrimin e parave dhe për këtë qeveria po harton një ligj për certifikimin e agjentëve të shitjes duke i detyruar ata të fundit të raportojnë rastet se po kryhen transaksione të dyshimta apo po bëhet pastrim parash.

Ky projketligj pritet që të jap rezultate pozitive duke luftuar këtë fenomen dhe ka për qëllim mbrojtjen dhe garantimin e ushtrimit të profesionit të ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme dhe synon luftimin e nivelit të lartë të ekonomisë informale që përben një rrezik të shtuar të pastrimit të parave, sidomos në fushë e ndërtimit.

Në projketligj përcaktohen detyrat e agjentëve imobilarë, kushtet e licencimit të tyre dhe trajnimit dhe në rast se nuk raportojnë fenomenet e dyshimta u pezullohet licenca, ndërsa ministria përgjegjëse nis hetimet, thuhet ndër të tjera në ligj.
Vetëm pak ditë më parë Ministria e Ekonomisë, Ministria e Brendshme dhe Prokurori i Përgjithshëm  firmosën një memorandum bashkëpunimi pikërisht për të luftuar krimin ekonomik dhe financimin e terrorizmit. Në të u raportuar se në 2019-n në Shqipëri u sekuestruan 100 milionë euro pasuri nga krimi.