Edhe pse çdo vit Këshilli i Ministrave nxjerr vendime për indeksimin e pensioneve, me qëllim rritjen e tyre në masën e rritjes së inflacionit, vlera e pensionit është e ulët, sidomos për pensionet rurale.  Në një raport auditimi të publikuar së fundmi, Kontrolli i Lartë i Shtetit vë në dukje se ajo që vihet re është një person që merr pension familjar  nuk mbyll dot shpenzimet në të gjithë muajin. Të intervistaur nga Tv skampa, pensionistët elbasanas tregojnë vështirësistë që përballojnë çdo ditë.

Sipas KLSH, vlera e ulët e pensioneve apo mos lidhja e tyre për shkak të mosnjohjes së viteve të punës është një nga problematikat aktuale më të mëdha, që po rend pensionistët nëpër gjykata. Numri i kërkesave për rishqyrtime dhe i ankesave është shumë i lartë, çka tregon pakënaqësinë e qytetarëve.