Fondacioni “Henrietta Leavitt”, në bashkëpunim me Bibliotekën “Qemal Baholli”, Elbasan, ka përpiluar organizimin e një konkursi me temë  “Qyteti im, e ardhmja ime”. Pjesë e këtij konkursi mund të jenë fëmijët e moshës deri 10 vjeç, ndërkohë që Valbona Nathanaili për Tv Skampa, jo vetëm bën ftesë fëmijëve të marrin pjesë, por thekson edhe faktin e zgjidhjes së qytetit të Elbasanit.

Synimi i këtij konkursi sipas organizatorëve është të inkurajojë fëmijët të njohin, kuptojnë dhe shpjegojnë realitetin në të cilin jetojnë; të promovojë miqësi dhe solidaritet në jetën e përditshme; të përfshihen në mënyrë kritike në identifikimin e shpresave dhe ëndrrave për të ardhmen; t’u mundësojmë të shprehin idetë nëpërmjet artit.