Në Shqipëri organizohet më 17-18-19 qershor takimi i shumëpritur i botës automotive.
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se ky takim do të përmbajë nga risitë e teknologjia moderne e ditëve të sotme, deri tek nostalgjia ndër viteve të largëta.
Kreu i qeverisë gjithashtu publikoi edhe një link për qytetarët që duan të marrin më shumë informacion www.automotivefairalbania.al
Automotive Fair Albania do të jetë një takim i shumëpritur për industrinë e dy dhe katër rrotave, një vitrinë rajonale për sipërmarrjet më novatore në trojet shqipfolëse.
Ky panair do të shërbejë si urë ndërlidhëse për mundësi të reja investimi në industrinë e automobilizmit, ndërkohë që eventet e ndryshme do të na afrojnë me pasionin për motorizimin, teknologjinë dhe modernitetin, pa harruar nostalgjinë e mjeteve historike.
Edicioni i I-rë i panairit automotiv në Shqipëri, organizohet për herë të parë në Shqipëri nga Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë