“Ne duhet të fokusohemi më intensivisht tek tretja në trajtimin e depresioneve dhe çrregullimeve nga frika.”, shkruan DW.
Deri tani kjo nuk është bërë në Gjermani. Në direktivat kombëtare për temën e depresionit thuhet: “Pacientet dhe pacientët me çrregullime depresioni duhet të inkurajohen që të ushqehen me kujdes dhe shëndetshëm.”
Ndonëse në këto direktiva përshkruhet edhe, që: “Rezultatet e studimeve tregojnë për rolin e aksit mikrobiomë-zorrë-tru dhe që mikrobioma e pacientëve me depresion dallon nga ajo e personave të shëndetshëm.” Por për mjekët terapistë nuk jepet një rekomandim, që të analizohet enkas flora e zorrës tek të sëmurët me depresion. Deri tani ka shumë pak prova, që kjo ndihmon vërtetë.
Por drejtuesja e studimit, Lilly Thurn i konsideron të arsyeshme mënyrat e reja të trajtimit. “Veçanërisht premtuese duhet të jenë në të ardhmen terapitë, që synojnë trajtimin e lidhur mes zorrës dhe trurit.”
Ndërsa Nils Kroemer thekson: “Ndryshimet në ushqim dhe tretje nuk duhet të konsiderohen si probleme dytësore.”