Ditën e sotme në vendin tonë ka nisur vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve me vaksinën e prodhuar nga kompania britanike AstraZeneca, dozat e së cilës mbërritën 1 ditë më parë.

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se qeveria do të vazhdojë të rrisë dozat e vaksinave dhe do ta çlirojë popullin nga ankthi dhe shtrëngata e kësaj lufte me COVID-in.

“Ashtu siç askush nuk e besonte se ne do t’i shëronim plagët e tmerrshme të tërmetit pa humbur kohë dhe sot shërimi i tyre vazhdon pa u ndalur, ashtu edhe vaksinat që pakkush besonte se do t’i gjenim para shumë të tjerëve, ne do të vazhdojmë t’i rrisim në sasi pa u ndalur dhe do ta çlirojmë popullin tonë nga ankthi e shtrëngesat e kësaj lufte, pa humbur kohë e pa mbetur mbrapa të tjerëve

*Vaksinimi i mësuesve ka nisur”, shkruan Rama.