Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një letër urimi kryeministrit të sapozgjedhur të Kosovës, Albin Kurti.

Në shkrimin e tij Rama i kërkon Kurtit të intensifikojnë marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe përballjen me Covid-19.

Sipas kryeminstrit Rama, qeveria e kreut të LVV-së do t’i kapërcejë me sukses sfidat me të cilat përballlet shteti i Kosovës, duke e përfunduar letrën me ftesën që i bën këtij të fundit për të vizituar së shpejti Shqipërinë.

“Duke riafirmuar vendosmërinë time dhe të Qeverise që unë kryesoj për t’i zgjedhur e intensifikuar më tej marrëdhëniet tona, unë besoj fort se tashmë ekzistojnë të gjitha mundësitë dhe potencialet për ndërmarrje të rëndësishme e projekte të guximshme në shumë sektorë, përfshirë përballjen e përbashkët me COVID-19. Këto ndërmarrje do t’i kontribuojnë përmirësimit të jetës dhe përparimit e integrimit më të shpejtë të shqiptarëve.Unë mbetëm gjithashtu besimplotë se ju dhe ekipi juaj qeverisë do t’i kapërceni me sukses sfidat me të cilat përballet Republika e Kosovës në përparimin e saj të gjithanshëm demokratike integrues në rajoni dhe më gjerë, drejt rrugëtimit të saj euroatlantik”, shkruhet në letrën e Ramës dërguar Kurtit.