Këtë fundjavë parashikohet ndikim i masave ajrore të paqendrueshme. Moti do të mbizotërojë me vranësira shtresore të dendura që prej orëve të paradites së të shtunës, gjë e cila do të vijojë edhe të dielën.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet lokale të shiut do të nisin të shtunën në mbrëmje dhe do të vijojnë gjatë gjithë ditës së dielë.Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët, lokalisht deri mesatar në veri. Në relievet malore reshje dëbore.Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzimi në dete i forcës 2 deri 4 ballë.
Ndërkohë, temperaturat e ajrit të dielën do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 13°C.oranews