Shëndetësia është sektori, që ka vëmendjen e plotë të qeverisë, ndaj janë dyfishuar financimet.
Milva Ekonomi, kryetare e Komisionit të Përhershëm të Kuvendit për Ekonominë, shprehet se “Rritja e pagave të personelit shëndetësor me 40 % do të kushtojë rreth 5,4 miliardë lekë në vit apo rreth 50 milionë USD në vit”.
Ekonomi bën të ditur se, për mjekët në spitale; paga mesatare do të shkojë nga 915 USD në muaj në 1280 USD në muaj.
Për farmacistët në spitale paga mesatare do të shkojë nga 595 USD në muaj në 835 USD në muaj. Infermierët në spitale do u shkojë paga mesatare nga 505 USD në muaj në 705 USD në muaj.
Infermierët në qendra shëndetësore do u shkojë paga mesatare nga 415 USD në muaj në 580 USD në muaj.
Mjekët në qendrat shëndetësore nga një pagë mesatare 755 USD në muaj do të kenë pagën 1055 USD në muaj.