Gjyqtari elbasanas, ndërkombëtari Enea Jorgji, shkëlqen në arbitrimin e ndeshjes në Europa Ligë midis Ferencvarosh dhe Monako, e mbyllur me rezultatin e barabartë 1 me 1. 38 vjeçari, i cili prej disa vitesh mban stemën e FIFA-s, ka vënë drejtësi në ndeshjen e pestë në grupe të Ligës së Europës, duke merituar në fund edhe një notë pozitive. UEFA i pat besuar elbasanasit një ndeshje relativisht të vështirë, sepse bëhej fjalë për dy kryesueset e Gupit H, të cilat kanë synime për të avancuar sa më larg në këtë kompeticion. Jorgji është detyruar të nxjerrë plot gjashtë herë kartonin e verdhë në këtë ndeshje, duke treguar autoritet tek ekipet në fushë. Ndihmësa të tij në këtë përballje ishin një treshe shqiptarësh, si Denis Rexha me Ridiger Çokaj asistentë dhe Florian Lata gjyqtar i katërt. Prej disa vitesh Enea Jorgji është gjyqtari më i mirë në futbollin shqiptar, por tani po merr vlerësimin maksimal edhe në arenën europiane, pasi bëhet fjalë për shumë ndeshje, të të gjitha niveleve, që ndërkombëtari nga Elbasani është thirrur për të vënë drejtësi edhe në përballjet në Europë. Më herët, Jorgji ka arbitruar edhe yje të kalibrit botëror në nivel përfaqësuesh, siç janë ish kampionët e Europës dhe Botës, Spanja apo edhe Italia. Në dhjetor të vitit kaluar ai hyri në histori si arbitri i parë shqiptar që u bë pjesë e kategorisë së parë me një vendim të Komitetit të Arbitrave të UEFA-s. Kjo i jep mundësi Enea Jorgjit të jetë arbitër në ndeshjet e UEFA Champions League deri në ndeshjet eliminatore para grupeve si dhe në ndeshjet e UEFA Europa League e UEFA Europa Conference League, duke përfshirë edhe ato në grupe, ndeshjet e ekipeve kombëtare A gjatë fazave eliminatore. Sakaq, më herët Komitetit Arbitrave të UEFA-s ka vendosur që arbitri shqiptar Enea Jorgji të jetë pjesë e projektit “Talent & Mentor 2022” të UEFA-s për arbitrat e nivelit të kategorisë së parë.
Ibrahimaj: Thjeshtim i procedurave për porte turistike, stimulon projektet strategjike
ATSH/ Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, shpjegoi në seancën plenare të Kuvendit se nisma e re ligjore për disa shtesa në ligjin...
Çmimet e karburanteve në Gjermani rriten më shpejt se në vendet fqinje të BE-së
ATSH-DPA/- Sipas të dhënave të Komisionit Evropian të përditësuara dje pasdite, çmimi i benzinës në Gjermani ka regjistruar një rritje më të fortë se...
Bizneset rrisin borxhet ndaj shtetit, nuk paguajnë tatimin mbi fitimin dhe sigurimet shoqërore
Borxhi që bizneset i kanë shtetit në formën e taksave të papaguara u rrit edhe më shumë në vitin 2025.Shpresat në pritje për paqen...
Demo: Mbi 50% e bashkive kanë miratuar zonat prioritare, procesi drejt fazës së dytë
ATSH/ Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, deklaroi se mbi 50% e bashkive në vend kanë miratuar tashmë zonat prioritare, ndërsa pjesa...
Bizneset përfitojnë kompensim për kontributet pas rritjes së pagës minimale
ATSH/ Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur se qeveria ka ndërmarrë një skemë mbështetëse për biznesin, përmes kompensimit financiar të...
Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë...
ATSH/ Banka e Shqipërisë ka thyer përsëri rekordin e blerjes së valutës gjatë vitit 2025, duke blerë 1 miliard e 27 milionë euro, me...
12-vjeçarja nga Lezha do të përfaqësojnë Shqipërinë në Sanremo Junior 2026
ATSH/ Ambra Marku, 12-vjeçarja nga Lezha, me zë të veçantë dhe performancë artistike, është përzgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë në Sanremo Junior 2026, një nga...
Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, Salla: 132 të punësuar me kontratë 1-vjeçare
ATSH/ Programi Kombëtar i Praktikave të Punës është mundësi konkrete për të hyrë në tregun e punës dhe për të ndërtuar eksperiencë profesionale.Ministri i...
Salla: Shqetësimi për aflatoksinën M1 në qumësht trajtohet me rigorozitet, gjurmueshmëri deri në fermë
ATSH/ Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla gjatë interpelancës në Kuvend, kërkuar nga deputeti socialist Erion Braçe, mbi situatën e krijuar me...
“Express”: Shqipëria – vendi evropian “më i mirë se Maldivet” – vetëm tre orë...
ATSH/- Një eksperte turizmi ka zbuluar një destinacion të ri turistik, jo shumë larg Britanisë së Madhe, i cili është i përballueshëm, nuk kërkon...
Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, Hoxha: Përdorimi i gjuhës amtare, e drejtë themelore
ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar sot lidhur me protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të...
TTW: Shqipëri-Greqi pakt revolucionar në turizmin ndërkufitar për 2026-ën
ATSH/- Për dekada me radhë, kufiri mes Greqisë dhe Shqipërisë ka qenë një vijë që ndante dy botë të ndryshme, sipas “Travel and Tour...
Moti
Elbasan
clear sky
11.9
°
C
11.9
°
11.9
°
83 %
1.5kmh
4 %
Sht
12
°
Die
22
°
Hën
24
°
Mar
23
°
Mër
21
°



























