Gjyqtari elbasanas, ndërkombëtari Enea Jorgji, shkëlqen në arbitrimin e ndeshjes në Europa Ligë midis Ferencvarosh dhe Monako, e mbyllur me rezultatin e barabartë 1 me 1. 38 vjeçari, i cili prej disa vitesh mban stemën e FIFA-s, ka vënë drejtësi në ndeshjen e pestë në grupe të Ligës së Europës, duke merituar në fund edhe një notë pozitive. UEFA i pat besuar elbasanasit një ndeshje relativisht të vështirë, sepse bëhej fjalë për dy kryesueset e Gupit H, të cilat kanë synime për të avancuar sa më larg në këtë kompeticion. Jorgji është detyruar të nxjerrë plot gjashtë herë kartonin e verdhë në këtë ndeshje, duke treguar autoritet tek ekipet në fushë. Ndihmësa të tij në këtë përballje ishin një treshe shqiptarësh, si Denis Rexha me Ridiger Çokaj asistentë dhe Florian Lata gjyqtar i katërt. Prej disa vitesh Enea Jorgji është gjyqtari më i mirë në futbollin shqiptar, por tani po merr vlerësimin maksimal edhe në arenën europiane, pasi bëhet fjalë për shumë ndeshje, të të gjitha niveleve, që ndërkombëtari nga Elbasani është thirrur për të vënë drejtësi edhe në përballjet në Europë. Më herët, Jorgji ka arbitruar edhe yje të kalibrit botëror në nivel përfaqësuesh, siç janë ish kampionët e Europës dhe Botës, Spanja apo edhe Italia. Në dhjetor të vitit kaluar ai hyri në histori si arbitri i parë shqiptar që u bë pjesë e kategorisë së parë me një vendim të Komitetit të Arbitrave të UEFA-s. Kjo i jep mundësi Enea Jorgjit të jetë arbitër në ndeshjet e UEFA Champions League deri në ndeshjet eliminatore para grupeve si dhe në ndeshjet e UEFA Europa League e UEFA Europa Conference League, duke përfshirë edhe ato në grupe, ndeshjet e ekipeve kombëtare A gjatë fazave eliminatore. Sakaq, më herët Komitetit Arbitrave të UEFA-s ka vendosur që arbitri shqiptar Enea Jorgji të jetë pjesë e projektit “Talent & Mentor 2022” të UEFA-s për arbitrat e nivelit të kategorisë së parë.
Fermerët përfitojnë 12,2 milionë euro kompensim, aplikimet deri më 31 dhjetor
ATSH/ Administrata Tatimore po vijon zbatimin e skemës së kompensimit për fermerët në masën 10% për furnizimet e kryera përmes autofaturës, si një mbështetje...
Çmimet u rritën me 2,9% në shtator, të ndikuara nga transporti dhe ushqimet
ATSH/ Inflacioni u rrit në 2,9% në shtator 2026, nga 2,4% që ishte në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa krahasuar me...
Salla: Kompensimi 10% i faturave për fermerët, lehtëson kostot e prodhimit
ATSH/ Fermerët që shesin produkte bujqësore të papërpunuara mund të përfitojnë një kompensim financiar prej 10% për çdo furnizim të dokumentuar me faturë tatimore.Kjo...
Malaj me misionin e FMN: Përmirësime në planifikimin dhe menaxhimin e investimeve publike
ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj, priti në një takim misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për eficiencën e investimeve publike (PIMA), të kryesuar nga...
Siguria energjetike, Shqipëria do të krijojë rezervë nafte për 90 ditë importe
ATSH/ Shqipëria do të krijojë një sistem kombëtar të rezervave minimale të sigurisë për naftën bruto dhe nënproduktet e saj, me synim garantimin e...
Bordi i Transparencës: Çmimi i naftës jo më shumë se 219 lekë/litri
ATSH/ Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit miratoi sot në...
Qendra “Mbreti Salman”, marrëveshje për mbështetjen e 500 jetimëve në Shqipëri
ATSH/ Qendra “Mbreti Salman” për Ndihmë dhe Veprimtari Humanitare (KSrelief) nënshkroi, përmes një takimi online, një marrëveshje bashkëpunimi me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë për...
Qarkullimi në tunelin e Kërrabës në njërin kah gjatë mbrëmjes për shkak të punimeve
ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi sot se nga nesër, 7 tetor, për një periudhë maksimale prej 20 ditësh, gjatë orarit 21:00–06:00, tuneli i Kërrabës...
Kuvendi i Kosovës miraton ndryshimet në ligjin për “Specialen”
/ATSH/ Kuvendi i Kosovës ka miratuar në votim të parë projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Në votim morën pjesë 91...
Salla: Patatja e Steblevës produkt i branduar, i certifikuar dhe me Kartën e Sigurisë
ATSH/ Vjeshta ka ardhur dhe në Gollobordë ka nisur vjelja e Patates së Steblevës, një nga produktet bazike të shportës ushqimore.Ministri i Bujqësisë dhe...
Policia: Protesta e qytetarëve para EULEX pa incidente të mëdha apo të lënduar
ATSH/ Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grup protestuesish ka hedhur sende të forta dhe mjete piroteknike drejt bazës së EULEX-it...
Shqipëria, një nga destinacionet me rritjen më të shpejtë në Evropë në 2026
/ATSH/ – Shqipëria po shndërrohet në një nga destinacionet e turizmit të natyrës me rritjen më të shpejtë në Evropë gjatë vitit 2026, teksa...
Moti
Elbasan
overcast clouds
14.7
°
C
14.7
°
14.7
°
96 %
0.9kmh
90 %
Hën
22
°
Mar
17
°
Mër
20
°
Enj
21
°
Pre
18
°



























