Sfida do të zhvillohet në orën 15:00, në “Helsinki Olympic Stadium”, aty ku në prag të ndeshjes trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, dhe mbrojtësi Elseid Hysaj dolën në konferencën për media.

Maran e vlerësoi Finlandën si një skuadër të organizuar dhe të vështirë për t’u përballur, duke theksuar se kuqezinjtë duhet të japin maksimumin për të qenë konkurrues në grup.

Duke e krahasuar Finlandën me Bjellorusinë, Maran tha se të dyja skuadrat kanë sisteme të ndryshme loje, por janë të organizuara dhe dinë të bllokojnë hapësirat.

Shqipëria dhe Finlanda janë përballur shtatë herë në histori, me bilancin 4 fitore për Finlandën, 2 për Shqipërinë dhe 1 barazim. Golavarazhi është 10-7 në favor të skuadrës nordike.

Shqipëria dhe Finlanda do të përballen sot në orën 15:00, në “Helsinki Olympic Stadium”, në kuadër të grupit C1 të UEFA Nations League.

/a.f/