ATSH/ Administrata Tatimore po vijon zbatimin e skemës së kompensimit për fermerët në masën 10% për furnizimet e kryera përmes autofaturës, si një mbështetje për zhvillimin e aktivitetit të tyre bujqësor.
Sipas të dhënave të Administratës Tatimore, deri në fund të shtatorit fermerët kanë përfituar 12,2 milionë euro kompensim, ndërsa në total janë regjistruar 5 312 aplikime.
Administrata Tatimore u ka bërë thirrje fermerëve që të aplikojnë deri më 31 dhjetor 2026 përmes platformës “e-Filing”, për të përfituar kompensimin për furnizimet e kryera gjatë periudhës janar–qershor të këtij viti.
Skema synon të lehtësojë aktivitetin ekonomik të fermerëve dhe të mbështesë formalizimin e transaksioneve në sektorin bujqësor, duke ofruar një mekanizëm të drejtpërdrejtë kompensimi për furnizimet e realizuara sipas procedurave të përcaktuara.
Administrata Tatimore i ka inkurajuar fermerët që të shfrytëzojnë afatin e përcaktuar dhe të kryejnë aplikimin në kohë për përfitimin e kompensimit



























