ATSH/ Vjeshta ka ardhur dhe në Gollobordë ka nisur vjelja e Patates së Steblevës, një nga produktet bazike të shportës ushqimore.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural njoftoi sot se Patatja e Steblevës është një produkt me traditë që nga viti 1891, sot i branduar, i certifikuar dhe me Kartën e Sigurisë.

Pak muaj më parë u themelua edhe Agro Stebleva SHBB, një hap i rëndësishëm për bashkëpunimin mes fermerëve dhe zhvillimin e prodhimit vendas.

Nga Stebleva, një shije shqiptare që vazhdon të rritet duke krijuar mundësi për punësim dhe të ardhura për banorët e zonës.