Kid earning money for future

Familjet që drejtohen nga burrat, kanë tendencë t’i përdorin të ardhurat për argëtime, restorante dhe udhëtime, ndërsa familjet që “qeverisën” nga gratë e çojnë buxhetin mujor për investime dhe te mira në shtëpi. Administrimi i të ardhurave të familjeve përfaqëson modelin tradicional të shoqërisë shqiptare ku burrat janë më pak të angazhuar në administrimin e shtëpisë dhe janë më të prirur të frekuentojnë te vetëm ose nën shoqërinë e burrave të tjerë baret restorantet.

Ndërsa gratë janë më të angazhuara në punët e shtëpisë, e për rrjedhojë kur drejtojnë familjen investojnë më shumë në infrastrukturën brenda banesës. Nga të dhënat e Anketës së Buxhetit të Familjeve, rezulton se në vitin 2018 kishte 772.664 familje në Shqipëri, prej të cilave 84,5 % me kryefamiljarë burra dhe 15,5 % me kryefamiljare gra. Elbasanasit shprehen se gratë bëjnë më shumë kursime, ndërsa burrat shpenzojnë pa kontroll.

Sipas anketës, gratë kryefamiljare janë më shumë prezente sesa burrat në tipologjinë e familjes “person i vetëm”, numri i tyre është 2,6 herë më i madh se ai i burrave. Roli i grave në qeverisjen e familjeve po rritet ndër vite për shkak të emigracionit të lartë të burrave dhe divorceve në rritje. Indekse të tjera tregojnë se gratë janë më të suksesshme në pozicione drejtimi edhe në korporata dhe qeverisje.