Ekzistojnë disa mënyra për të kuptuar nëse ëndrrat që përjetoni janë lidhur me jetën tuaj të kaluar.
Ja disa tregues që mund të ndihmojnë për të kuptuar këtë lidhje të mundshme:
Njerëzit dhe vendet që nuk ekzistojnë
Shpesh, ëndrrat mund të përfshijnë individë dhe vende që nuk janë pjesë e jetës tuaj aktuale, por që ndihmojnë për të krijuar një kuptim dhe lidhje të veçantë. Kur shihni njerëz që njihni në jetën tuaj të tanishme në ëndrrat tuaja, ndonjëherë ato mund të ndihmojnë për të kuptuar lidhjen mes jetës aktuale dhe jetës së kaluar.
Shndërrimet në sjellje dhe pamje
Ndonjëherë mund të përjetoni ëndrra ku nuk e njohim veten, siç ndodh kur fytyra mbetet e njëjtë, por gjithçka tjetër ndryshon – nga sjellja dhe rrethanat deri te emri. Kjo mund të jetë një tregues që lidhet me jetën tuaj të kaluar, ku përjetoni ndryshime që nuk janë të pranishme në jetën tuaj të tanishme.
Përsëritja e ëndrrave
Ëndrrat që shfaqin të njëjtat ngjarje pa asnjë ndryshim mund të jenë një kujtim i jetës së kaluar. Ndryshe nga ëndrrat që lidhen me të ardhmen, të cilat ndryshojnë në varësi të veprimeve të tanishme, ëndrrat e së kaluarës mbeten konstante, duke krijuar një përsëritje të ngjarjeve që kanë ndodhur tashmë.
Lëndimet dhe aksidentet që keni përjetuar
Dëmtimet dhe ndodhitë negative të jetës suaj aktuale mund të shfaqen gjithashtu në ëndrrat që lidhen me jetën tuaj të kaluar. Nëse keni kaluar një traumë të ngjashme, mund ta shihni atë edhe në ëndrrat tuaja, pasi mendja lidh të kaluarën me ngjarjet e tanishme.
Ndjenja e mungesës dhe e paplotësisë
Shpesh, ëndrrat pasqyrojnë dëshirat dhe nevojat tona të thella. Nëse ndiheni të paplotë ose të humbur për diçka që ju mungon në jetën tuaj të tanishme, kjo mund të lidhet me një nevojë të pa përmbushur nga jeta e kaluar. Ky ndjenjë mungese mund të jetë një tregues i lidhjes midis së kaluarës dhe së tashmes.
Përvoja e déjà vu
Të gjithë e kemi përjetuar të paktën një herë në jetën tonë ndjesinë e déjà vu, kur ndihemi sikur kemi përjetuar një moment të caktuar më parë. Ky fenomen mund të jetë një tregues i jetëve të kaluara, ku një kujtim ose përvojë të kaluar vjen përsëri për të ju paralajmëruar ose për t’ju udhëzuar.
Përjetimi i një moshe më të madhe se sa e vërteta
Disa individë ndjehen shpesh sikur janë më të vjetër se mosha e tyre biologjike. Kjo mund të ndodhë kur shpirti ndjen lodhjen dhe përvojat e shumta nga jetët e kaluara, duke krijuar një perceptim të ndryshëm për moshën. Ky ndjesi e “rritjes shpirtërore” mund të jetë një shenjë e rimishërimit të shpirtrave./ TAR
Top Channel