Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, njëkohësisht një prej drejtueseve politike të PS në qarkun e Tiranës zhvilloi sot një takim në shtëpinë e Dëshmores së Atdheut, Zarife Hasanaj në Paskuqan.

“Emocionuese biseda me Muharrem Hasanajn, të atin e Dëshmores së Forcave të Armatosura Zarife Hasanaj, nëntetares e cila u nda tragjikisht nga jeta në Letoni gjatë kryerjes së detyrave luftarake krah misionit të NATO-s”, u shpreh Spiropali.

“Gjërat e mira që janë bërë nuk duhen dorëzuar në duart e atyre që nuk punojnë”, tha burri i mençur i kësaj shtëpie, duke na treguar se na pret një rrugë e gjatë, për t’i çuar në tjetër nivel punët e nisura. Jo vetëm si borxh që ua kemi fëmijëve, të rinjve e të moshuarve, por edhe si etalon, në nder të heronjve që e lartësuan emrin e Shqipërisë”, tha Spiropali.