TIRANË, 10 korrik/ATSH/ Deputetja e Partisë Socialiste, Evis Kushi u bëri apel sot qytetarëve që të respektojnë me përpikmëri rregullat e vendosura për të ulur sa më shumë përhapjen e COVID-19.

Kushi u bëri thirrje qytetarëve të kufizojnë numrin e kontakteve, të ruajnë distancat, më shumë vëmendje ndaj higjienës, dhe në mënyrë absolute të vendosin maskat.

“Të gjithë bashkë kundër COVID-19. Në 24 orët e fundit, kemi 90 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë. 81 pacientë janë të shtruar në spital, 11 prej të cilëve në terapi intensive në gjendje serioze, një pjesë në mosha të reja, dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë. Fatkeqësisht, 2 pacientë e kanë humbur betejën, pavarësisht përpjekjeve të mëdha të personelit mjekësor”, tha ajo.

ATSH