Përfshihet nga flakët një qendër tregtare në Marikaj të Vorës.

 

Ende nuk dihen detaje sa i përket shkakut të zjarrit, por zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit në godinën e përbërë nga disa dyqane veshjesh.Flakët po përhapen me shpejtësi si pasojë e erës së fortë, por të ndikuara edhe nga materialet që gjenden brenda në godinë.

 

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se në momentet kur godina është përfshirë nga flakët, në godinë nuk ndodhej asnjë punonjës, ndërsa dëmet materiale janë të shumta.