Pas 10 orëve të hapjes së procesit të votimit, 43.56%  është pjesëmarrja në rang vendi.

Nga përditësimi i fundit i dhënë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon të rritet numri i votuesve ndërsa shihet një pjesëmarrje më e lartë se në vitin 2017. Procesi ka vijuar i qetë si në bashki ashtu dhe në njësitë administrative. Problem ka pasur vetëm disa herë me identifikuesin biometrik e cila ka sjellë vonesa në procesin e votimit ne disa qendra votimi.

Mbeten Dibra me Tiranën dy qarqet me numrin më të lartë të votuesve, 49.63 %% dhe 49.30 %.

Ndërsa në qarqet e tjera, pjesëmarrja është:

 

Berat – 41.10 %,

 

Durrës – 42.31 %,

 

Elbasan – 44.52 %

 

Fier – 41.20 %

 

Gjirokastër – 39.24 %

 

Korcë – 41.78 %

 

Kukës – 45.43 %

 

Lezhë – 41.28 %

 

Shkodër – 38.11 %

 

Vlorë – 31.67 %