Zëvendës drejtori i ISHP-së Dritan Ulqinaku, teksa ishte i ftuar në emisionin “Real Story” deklaroi se koronavirusi do të studiohet gjatë edhe pas mbarimit të kësaj pandemisë.
Ulqinaku u shpreh se vaksina ndaj Covid-19 është absolutisht efikase. Ai shtoi se shpresa e njerëzve për kurim pas zbulimit të vaksinës po rritet.
“Koronavirusi do studiohet gjatë. Edhe brenda Europës kemi pamje të ndryshme, brenda Azisë kemi pamje të ndryshme. Vaksina është absolutisht efikase. Numri i vaksinave po shtohet dhe shpresa e njerëzve po rritet. Ka rënie të qëndrueshme të rasteve kudo në botë”, u shpreh Ulqinaku.