Prindërit janë gjithmonë burimi kryesor i informacionit për një fëmijë, por jo gjithmonë janë burimi më i besueshëm.

Po ju sjell një listë me mitet që prindërit tanë na i kanë thënë kur kemi qenë fëmijë. Uroj të thoni me veten tuaj: “Edhe mua ma ka thënë mami këtë”. Artikulli është shkruar nga Anabel. Ndoshta edhe ne kur të rritemi do t’ua themi fëmijëve tanë gjalët e mëposhtme.

Veshët skuqen kur gënjen – Enët e gjakut në veshë rregullojnë temperaturën e trupit, kështu që nëse ato janë të kuqe, kjo do të thotë se trupi është i mbingarkuar. Nuk kanë të bëjnë aspak me gënjeshtrën.

Televizori dëmton sytë – Kjo ide e gabuar është shumë e popullarizuar. Megjithatë, siç ka treguar një studim i fundit, myopia te fëmijët nuk ka të bëjë fare me shikimin e televizorit ose kompjuterit.

Do të sëmureni nëse qëndroni pranë një mikrovale teksa po punon – Furrat moderne me mikrovalë janë tërësisht të sigurta për sa kohë që funksionojnë plotësisht.

Do të vuani nga artiti nëse kërcisni gishtërinjtë – Ky keqkuptim është shumë popullor, por nuk ka absolutisht asgjë për t’u shqetësuar. Asnjë lidhje nuk është bërë mes artritit dhe kërcitjes së gishtërinjve.

Do të bëheni me puçrra nëse hani shumë çokollatë – Puçrra është një inflamacion i lëkurës dhe çokollata nuk shkakton puçrra. Ka hulumtime që thonë ndryshe, por shkencëtarët mendojnë se është një çështje e diskutueshme.

Nëse gëlltitni çamçakëz, do t’ju mbetet në stomak për 7 vjet – Nëse gëlltisni çamçakëzin, ajo do të tretet si çdo gjë tjetër. I vetmi ndryshim është se do të duhet pak më shumë kohë. Në fund, ai do të lërë trupin tuaj lirisht dhe natyralisht.

Nëse prekni një bretkosë do të bëheni me lytha – Arsyet pse shfaqen lythat janë imuniteti i reduktuar. Nuk ka të bëjë me efekte të jashtme.

Flokët tuaj do të rriten më shpejt nëse i prisni më shpesh – Për fat të keq, norma e rritjes së flokëve nuk varet nga sa shpesh i keni prerë. Shkalla mesatare e rritjes së flokëve është 0.01 inç në ditë. Ka shumë faktorë që ndikojnë në të: mosha, hormonet.

Nëse shtrembëroni fytyrën duke bërë mimika të frikshme, do t’ju mbetet ashtu – Natyrisht, ky është një mit. Asnjë lidhje nuk është gjetur në mes shtrembërimit të fytyrës dhe mosfunksionimit të nervit të saj.

Nëse luani video-lojëra për një kohë të gjatë, do ta shkatërroni televizorin – TV prishen me kalimin e kohës, pa marrë parasysh sa shpesh luajnë lojëra video.