“Janë 12 paketa shëndetësore që ofrohen për qytetarët flas. Janë 52 812 qytetarë që kanë përfituar 100 % trajtim falas nga këto paketa shëndetësore.”, – tha Manastirliu.

Prej vitit 2015, pacientët shqiptarë përfitojnë paketat shëndetësore të nefrologjisë dhe kardiokirurgjisë pa pagesë, si në spitalet publike, ashtu edhe në ato jopublike. Pacientët përfitojnë 10 shërbime spitalore si dializa, transplanti i veshkave, terapia e flakjes akute, pacemaker definitiv, angiografi koronare, angioplastikë koronare, interventet valvolare, interventet kongenitale, bypass koronar, implanti koklear për fëmijët me probleme dëgjimi.

Këto paketa financohen 100% nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe zbatohen në bazë të protokolleve të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë.

/k.s//a.a/