Ibrahimaj informoi se të rinjtë mund të zgjedhin mes 31 shkollave publike të arsimit profesional dhe 27 drejtimeve të ndryshme, ndërsa informacion i detajuar ofrohet edhe në portalin Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.

Sot tregu i punës në vendin tonë vijon të shfaqë kërkesë të lartë për punonjës, ku pjesa më e madhe e vendeve të lira të punës lidhet me profesione që nuk kërkojnë arsim të lartë.

Ndryshe nga vitet e mëparshme, kur kërkesa për këto profesione ishte e përqendruar kryesisht në zonat bregdetare, këtë sezon është vërejtur një rritje e ndjeshme e nevojës për punonjës edhe në veri të vendit, si pasojë e zgjerimit të aktivitetit turistik.

Krahas sektorit të shërbimeve, kërkesë të lartë ka edhe për punëtorë ndërtimi, mekanikë sistemues mallrash dhe shoferë, profesione që vazhdojnë të përballen me mungesë të fuqisë punëtore.

Nga ana tjetër, tregu i punës kërkon gjithashtu specialistë me arsim të lartë, si ekonomistë, financierë, mjekë, specialistë të teknologjisë së informacionit dhe inxhinierë.

/e.xh/j.p/r.e/