/ATSH/ Të ardhurat në buxhetin e shtetit në periudhën janar-gusht 2020, janë realizuar në masën 270,7 miliardë lekë ose 99.8% e planit.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë informoi sot mbi mbledhjen e të ardhurave në buxhet për 8-mujorin janar-gusht 2020.
Ajo tha se “në periudhën 8-mujore, jemi angazhuar në realizimin e planit të të ardhurave dhe shpenzimeve”.
“Përfshirë ndikimin e pandemisë në të gjithë indikatorët makroekonomikë, të ardhurat janë realizuar në masën 270,7 miliardë lekë ose 99,8% e planit të periudhës në 8 muaj, ku të ardhurat tatimore zënë 94,1%”, tha ajo.
Konkretisht, të ardhurat nga ndihmat zënë 1,2% për 8-mujorin 2020, të ardhurat tatimore 94,1% dhe të ardhurat jotatimore 4,7%.