Kampionati “Abissnet Superiore” pritet që të ngrejë siparin të shtunën e 22 gushtit dhe të përfundojë më 9 maj 2027.

Ndërkaq, kampionati i “Kategorisë së Parë” është programuar të fillojë më 5 shtator 2026 dhe të përfundojë më 2 maj 2027.

Finalja e Superkupës së Shqipërisë do të zhvillohet në muajin dhjetor, përkatësisht më datë 27 dhjetor 2026.

Ndërsa Kupa e Shqipërisë do të nisë rrugëtimin më datë 16 shtator 2026 dhe do të ulë siparin me finalen më datë 12 maj 2027.

Kampionati i vajzave është planifikuar të nisë më 19 shtator dhe të përfundojë më 2 maj 2027.

Datat e fillimit dhe përfundimit të të gjitha aktiviteteve kombëtare për sezonin futbollistik 2026-2027:

Kampionati “Abissnet Superiore” do të fillojë më datë 22.08.2026 dhe do të mbarojë në datën 09.05.2027;

Kampionati “Kategoria e Parë” do të fillojë më datë 05.09.2026 dhe do të mbarojë në datën 02.05.2027;

Superkupa e Shqipërisë do të luhet më 27.12.2026;

Kupa e Shqipërisë do të fillojë më datë 16.09.2026 dhe do të mbarojë në datën 12.05.2027
Kampionati “Kategoria e Dytë” të fillojë më datë 12.09.2026 dhe të mbarojë në datën 25.04.2027;

Kampionati “Kategoria e Tretë” do të fillojë më datë 11.10.2026 dhe do të mbarojë në datën 18.04.2027;

Kampionati i vajzave do të fillojë më datë 19.09.2026 dhe do të mbarojë në datën 02.05.2027;

Kampionati “Abissnet Superiore” për moshat U-19, U-18 dhe U-17 do të fillojë më datë 06.09.2026 dhe do të mbarojë në datën 09.05.2027;

Kampionati “Abissnet Superiore” për moshat U-16 dhe U-15 do të fillojë më datë 12.09.2026 dhe do të mbarojë në datën 02.05.2027;

Kampionati “Kategoria e Parë” për moshat U-19 dhe U-17 do të fillojë më datë 13.09.2026 dhe do të mbarojë në datën 02.05.2027;

Kampionati “Kategoria e Parë” për moshat U-16 dhe U-15 dhe U-14 do të fillojë më datë 04.10.2026 dhe do të mbarojë në datën 01.05.2027;

Kampionati “Kategoria Superiore Elitë” për moshat U-14 dhe U-13 do të fillojë më datë 12.09.2026 dhe do të mbarojë në datën 15.05.2027.

/gj.m/r.e/a.f/