Dashi

Sot do përjetoni një natë të ëmbël dhe romantike, falë Hënës. Nuk do të jetë e lehtë të zgjoheni në orën e alarmit. Përgatitni një mëngjes të shëndetshëm dhe të bollshëm për të filluar ditën më energjitë e duhura. Nesër në mëngjes çdo projekt juaj mund të realizohet!

Demi

Do jetë një e diel intriguese, interesante për shenjën e Demit. Gjatë ditës do jeni i motivuar, i fortë, i gëzuar dhe plot besim. Yjet sjellin një frymë të ajrit të pastër midis atyre që kanë një jetë të qetë emocionale, sepse marrëveshja me partnerin do të jetë e shkëlqyeshme nga të gjitha pikëpamjet.

Binjakët

Ditën e sotme do futeni në pesimizën, mund të krijoni situata serioze, shqetësuese dhe dramatike. Dil jashtë dhe qetsohuni. Mos qëndroni vetëm. Krijojini vetes gjëra argëtuese por mbani sytë nga çanta apo portofoli mos ju humbasin, mos kontaktoni me njerëz të huaj.

Gaforrja

Ju do rikuperoni gjendjen tuaj dhe do keni dëshirë për të bërë plot gjëra! Do angazhoheni në punët e shtëpise dhe në aktivitete që ju japin mjaft energji. Në dashuri, mos vendosni kufizime, jeni të hapur për pasione, për emocione të reja.

Luani

Do jetë një ditë mjaft e qetë për ju dhe në harmoni të përsosur. Do bëni hapa të vogla përpara, por të menduara mirë dhe të sakta. Ditë dhe mbrëmje ideale për të dashuruarit, do kaloni momente të paharrueshme.

Virgjëresha

Planet tuaja për një projekt në punë do realizohet, por humori juaj do jetë i lëkundur. Nuk jeni të kënaqur me marrëdhënien tuaj romantike dhe po shpenzoni shumë lekë për t’u argëtuar me miqtë tuaj.

Peshorja

Gjendja juaj shpirtërore do ketë luhatje ditën e sotme, por do mbështeteni nga miqtë tuaj. Përpiquni të mos keqtrajtoni njerëzit me sjelljet tuaja, rregulloni marrëdhëniet me të gjithë. Është koha për të rinovuar marrëdhënien me të dashurin tuaj dhe të hiqni dorë nga zakonet e vjetra.

Akrepi

Fatmirësisht erdhi e diela! Java nuk ka qenë shumë e lehtë, dhe ju duhet pak argëtim. Yjet ju japin një lehtësim dhe falë Hënës ju mund të vlerësoni shoqërinë e miqve dhe t’i jepni vetes një ditë shumë të veçantë. Nuk ka asnjë pengesë midis jush dhe të dashurit tuaj për të qenë të lumtur.

Shigjetari

Do keni disa turbullira në jetën tuaj si çift. Mos u tregoni impulsive dhe të nxituar. Filloni të ndryshoni mënyrën tuaj të të menduarit. Duhet të gjeni një rrugë të përbashkët mes nevojave tuaja dhe të partnerit.

Bricjapi

Yjet ju premtojnë një të diel të këndshme, do jeni në një shoqëri të shkëlqyer dhe do argëtoheni pafund. Për beqarët do ketë takime emocionuese ndërsa për të dashuruarit çdo gjë do jetë e qetë.

Ujori

Padyshim ditë pozitive! E diela është në krye të suksesit tuaj sepse fillon në këmbën e djathtë. Mërkuri në fushën e tretë dhe hëna në të dytën ju bëjnë euforik, të qeshur, të gjallë dhe plot energji. Vitaliteti dhe vullneti për të jetuar nuk do të mungojnë dhe ju mund t’i ndani me të dashurit tuaj! Perspektiva të shkëlqyera gjithashtu në lidhje me dashurinë.

Peshqit

Ditë e kthjellët, shumë paqësore dhe e qetë: nuk ju mungon energjia, por keni pak dëshirë për t’u angazhuar. Përmirësoni mirëkuptimin në çift dhe mbusheni  partnerin tuaj me vëmendje. Nëse jeni beqarë, kontrolloni të gjitha mesazhet në celularin tuaj; një ftesë e papritur mund t’ju  bëjë të kaloni një ditë të mrekullueshme.

/Ora News.tv/