Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha të hënën se bota duhet të jetë më mirë e përgatitur për pandeminë e ardhshme, pasi ai u bëri thirrje vendeve të investojnë në shëndetin publik.

Më shumë se 27.19 milionë njerëz janë raportuar të infektuar nga koronavirusi në mbarë botën dhe 888.326 kanë vdekur, sipas një liste të Reuters, që kur u shfaq rasti i parë në Kinë në Dhjetor 2019.

“Kjo nuk do të jetë pandemia e fundit,” tha Tedros në një konferencë për shtyp në Gjenevë. “Historia na mëson se shpërthimet dhe pandemitë janë një fakt i jetës. Por kur të vijë pandemia tjetër, bota duhet të jetë gati, më gati sesa ishte kësaj here ” shtoi ai.

/Descript.al/