Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, zhvilloi sot një takim me përfaqësues të organizatave të ndryshme që merren me çështje të rinisë, ku në thelb të bashkëbisedimit ishte intensifikimi dhe fuqizimi i bashkëpunimit mes tyre dhe MASR-së.

Gjatë takimit, ministrja Kushi diskutoi me ta mbi problematikat e ndryshme që has sot shoqëria civile.
“Po ashtu folëm dhe sfidat e përbashkëta për adresimin e tyre, zbatimin e deritanishëm të ligjit “Për rininë”, kontributin e organizatave nëpërmjet sugjerimeve e konsultimeve të vazhdueshme, si dhe fuqizimin e të rinjve nëpërmjet vullnetarizmit e aktivizimit qytetar”, – tha Kushi.