Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka njoftuar masat e reja frenuese kundër Covid-19. Ai deklaroi se gjatë ditës do të funksionojë ora policore, ndërsa gjatë fundjavës do të vendosë bllokim total kombëtar.

Qytetarët nuk do të lejohen të lëvizin nga shtëpia nga ora 21:00 deri në 5 të mëngjesit gjatë ditëve të javës, ndërsa gjatë fundjavës nga ora 21:00 të ditës së premte deri në 5 të mëngjesit të hënën.

Po ashtu, presidenti tha se disa sektorë, siç është zinxhiri i furnizimit dhe prodhimit, do të përjashtohen nga këto masa, që do të hyjnë në fuqi nga dita e martë, shkruan TheGuardian.