Pas një rënie të ndjeshme ditën e djeshme, sot kemi rritjen dyfish të numrit të të infektuarve në Greqi. Në 24 orët e fundit janë testuar pozitivë 1240 persona, nga të cilat 14 janë identifikuar pas kontrolleve në portat hyrëse të vendit.
Kështu numri i përgjithshëm i rasteve të reja ka shkuar në 126372, nga të cilat 52.5% janë burra. 5143 (4.1%) konsiderohet se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 36203 (28.6%) kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur.
550 persona janë intubuar. Mosha e tyre mesatare është 67 vjeç. 166 (30.2%) janë gra dhe pjesa tjetër janë burra. 77.5% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje të mëparshme ose janë të moshës 70 vjeç ose më të vjetër.
Fatmirësisht 755 pacientë janë shëruar, ndërsa 98 qytetarë kanë humbur betejën me virusin, duke e çuar numrin e viktimave në 3785. 1512 (39.9%) janë gra dhe pjesa tjetër burra.


























