Nga rajoni i jugut të vendit, (Vlorë, Gjirokastër) u eksportuan 270 tonë bimëve mjekësore dhe aromatike, gjatë javës së dytë të muajit dhjetor 2020.
Sipas ekspertëve të Qendrës së Eksporteve Vlorë, në qarkun jugor po shtohet interesi i fermerëve për zgjerimin e sipërfaqeve të mbjella me bimë mjekësore dhe eksportin e tyre, ndonëse shifrat më të larta të eksporteve për këto bimë regjistrohen gjatë periudhës pranverë- verë.
Aktualisht në këtë qark, janë rreth mbi 850 hektarë të mbjellë me bimë mjekësore të llojeve të ndryshme.
Eksportet e bimëve mjekësore nga rajoni Vlorë Gjirokastër janë të orientuar kryesisht drejt tregut rajonal dhe europian, që nga Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Polonia, Gjermania etj.
Eksporti vjetor (2019) shënoi mbi 900 tonë bimë mjekësore. Ndërsa me bazë mujore (dhjetor 2019/ dhjetor 2020) eksportet gjatë javës 11 -17 dhjetor 2020 u rritën me 3.4%. e.xh/j.p/

























