Një situatë e ngjashme me atë që ndodhi me Lefter Zhidrun, është regjistruar pasditen e sotme në Elbasan. 45-vjeçari Josif Kavaja ka qëlluar me armë drejt policisë, më pas është arratisur në pyll, duke refuzuar çdo negociatë për t’u dorëzuar prej 4 orësh.

Report Tv mëson nga burime zyrtare se ngjarja ka ndodhur në fshatin Selte të qytetit të Elbasanit kur policia ka shkuar për kontroll banese, me vendim Gjykate në banesën Kavajës, pas denoncimeve se ky i fundit dispononte armë zjarri pa leje.

Në momentin që policia ka mbërritur në shtëpinë e 45-vjeçarit, në tentativë për t’i shpëtuar uniformave blu ai ka qëlluar me armë tip Kallashnikov në drejtim të tyre duke u rrezikuar seriozisht jetën. Fatmirësisht nga të shtënat me armë nuk është raportuar për të lënduar.

Policia është vënë në ndjekje të  45 vjeçarit dhe ka indetifikuar vendndodhjen e tij, duke e rrethuar me forca të shumta policie. 45 vjeçari banon i vetëm, ndërsa në lagjen ku ndodhet ai janë 8 shtepi të pa banuara. Nga raportimet paraprake, dyshohet se 45-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor./shqiptarja.com