Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve janë në gatishmëri maksimale për të përballuar situatën e rënduar nga moti i keq dhe reshjet e pandërprera në të gjithë territorin e vendit.
Kështu u shpreh sot ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila theksoi se deri tani nuk ka asnjë problematikë në institucionet e vuajtjes së dënimeve penale.
“Shtabi i Emergjencës në Ministrinë e Drejtësisë ka marrë kontakt me të gjitha institucionet e Vuajtjes së Dënimeve Penale në të gjitha qarqet e vendit dhe të gjitha strukturat policore dhe civile të burgjeve raportojnë që situata është krejtësisht nën kontroll dhe nuk ka asnjë problematikë të deritanishme”, theksoi Gjonaj.
Ditët e fundit vendi ynë është përfshirë nga reshje të shumta të shiut, ndërkohë që Agjencia Kombëtare e Emergjencave Civile po monitoron nga afër situatën e krijuar



























