Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka shpjeguar se përse marrëveshja me kompaninë Pfizer prej nga u mor edhe vaksina të mbetet e fshehtë.
Sipas tij, kjo është një marrëveshje dypalëshe që Pfizer nënshkruan me të gjitha shtetet që zgjedhin të marrin vaksinën ndërsa shtoi se deputetët mund të njihen me të në komisionet respektive.
“Unë bëra një propozim dhe thashë tre kryetarët e grupeve janë dakord. S’kemi të bëjmë me tallje të ekzekutivit. Të dyja aktet e para normative kishin mbërritur në parlament. Në konferencë të kryetarëve kam thënë se nuk do të botohet as në shtyp dhe as në rrjetet përkatëse sepse është marrëveshje. Janë botuar në komisionet respektive dhe deputetët janë të lutur të ulen dhe të njihen me ta. Kjo nuk është kërkesë për ne por për të gjithë parlamentet. Jemi të detyruar ta zbatojmë për sa kohë jemi dy palë”, u shpreh ai.



























