Dëbora dhe moti i acartë kanë goditur shkretëtirën e Saharasë, ku termometri regjistroi temperaturën e rrallë -2 gradë Celsius.

Arabia Saudite zakonisht ka temperatura deri në 50 gradë Celsius gjatë stinës së nxehtë, por këtë muaj përjetoi një mot të pazakontë. E njëjta gjë ndodhi edhe në Algjeri javën e kaluar.

Janari është muaji më i ftohtë në Arabinë Saudite, me temperatura mesatare 20.2 gradë Celcius, dhe është shumë e rrallë që në këtë rajon të bjerë dëborë, shkruan TheSun.