Bashkëpunimi ekonomik mes Shqipërisë dhe Japonisë ishte në fokus të një takimi që zhvilloi sot ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj me ambasadorin e Japonisë në Tiranë, Mitsuyuki Takada.
Denaj priti në një takim kortezie ambasadorin e Japonisë, Mitsuyuki Takada, me rastin e fillimit të mandatit të tij në Shqipëri.
Ajo vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona, si dhe i shprehu ambasadorit Takada vullnetin për të çuar përpara bashkëpunimin ekonomik.
Japonia është një partner dhe donator i rëndësishëm për Shqipërinë, me rreth 380 milionë dollarë investime, në formë grantesh, asistencë për bashkëpunim ekonomik, kredi të buta etj.

























