Gazetari i famshëm amerikan dhe intervistuesi i njohur Larry King, legjendar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jashtë vendit për intervistimin e personaliteteve të panumërta, vdiq në moshën 87 vjeç.
”Larry King ishte pranuar në spital pasi kishte kontraktuar Covid-19”, tha CNN.
“Për 63 vjet në radio, televizion dhe media dixhitale, mijëra intervista dhe çmime të Larryt në të gjithë botën janë dëshmi e talentit të tij unik si njeri i medias”, theksoi Ora Media.
I njohur për mëngët e këmishave, veshjet shumëngjyrëshe dhe syzet e mëdha, ai drejtoi shfaqjen “Larry King Live” për 25 vjet.
Ai ka intervistuar të gjithë presidentët e SHBA që nga viti 1974 dhe udhëheqës të tillë si palestinezi Yasser Arafat, si dhe yje si Frank Sinatra, Marlon Brando ose Barbra Streisand

























