Gjermania do të bëhet shteti i parë anëtar i BE-së që fillon përdorimin e trajtimit eksperimental me antitrupa, që ndihmuan ish-presidentin e SHBA-së Donald Trump të shërohet nga COVID-19, tha ministri i Shëndetësisë Jens Spahn.
Të ashtuquajturat kokteje monoklonale me antitrupa do të shpërndahen në spitalet universitare në javën e ardhshme, tha ai, duke shtuar se Gjermania është vendi i parë në BE që i përdor ato në luftën kundër pandemisë, njofton e përditshmja britanike Guardian.
Spahn nuk përmendi një prodhues që do të jepte ilaçet, por ai konfirmoi se ishte i njëjti që mori ish-presidenti Trump kur u sëmurë më 19 tetor të vitit të kaluar.
“Ata veprojnë si një vaksinë pasive. Administrimi i këtyre antitrupave në fazat e hershme mund të ndihmojë pacientët me rrezik të lartë të shmangin progresin më serioz,” tha Spahn.

























