Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi se dalja nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) nuk do të jetë aq e shpejtë sa pritet.
Në një fjalim në javën e “Axhendës Davos 2021” të organizuar nga Forumi Botëror Ekonomik (WEF), Merkel tha se pandemia COVID-19 ka vërtetuar se në zinxhirin e furnizimit global ka një dobësi dhe se zinxhiri i furnizimit duhet të bëhet më rezistent.
“Pandemia do të vazhdojë të ndikojë në jetën tonë dhe në mënyrën se si i bëjmë gjërat në muajt dhe vitet e ardhshme”, theksoi Merkel duke shtuar se dalja nga pandemia nuk do të jetë aq e shpejtë sa pritet.
Duke folur mbi prodhimin 12-mujor të vaksinës kundër COVID-19 të kompanisë BioNTech/Pfizer, Merkel u shpreh se njerëzimi ka arritur suksese të mëdha shkencore dhe se kjo tregon rrugën e daljes nga pandemia.
Më tej, Merkel deklaroi se lidhja e globalizimit me vendet dhe cënueshmëria njerëzore si pjesë e botës natyrore janë mësime që duhet të nxirren nga kriza COVID-19.
“Njerëzimi jeton në një planet të vetëm”, theksoi Merkel, duke shtuar se izolimi i vendeve dhe njerëzve në një krizë ekzistenciale si COVID-19 rezultoi në dështim.
Pasi pohoi se qasja globale shumëpalëshe ndihmon në reduktimin e ndikimeve të pandemisë mbi shëndetin dhe ekonominë, Merkel bëri thirrje për shpërndarje të “drejtë” të vaksinave kundër COVID-19 në botë.
Merkel po ashtu shpjegoi se vendi i saj në krizën e pandemisë pati mundësi që të mësojë pikat “e forta dhe të dobëta” dhe se politika e shtrënguar financiare e zbatuar para krizës së pandemisë në Gjermani i ka mbështetur ata që të ndihmojnë ekonominë në krizë.
Ndër të tjera, Merkel tha se do të lobojë për të forcuar Organizatën Botërore të Tregëtisë (OBT).
Eunews.al

























