Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Mehallas, Divjakë.
Një person i identifikuar si Artan Kaboçi është përfshirë në një konflikt në fshatin e tij dhe pas saj ka marrë me forcë makinën e policisë nën presionin e armës.
Pas kësaj, u njoftuan me urgjencë forcat e policisë së Lushnjes dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët kanë neutralizuar menjëherë Kabocin, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.


























