Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit Taulant Balla i ftuar në emisionin “Debat dhe Transparencë” në TV Skampa reagoi në lidhje me incidentet e ndodhura në Elbasan në Ditën e Verës. Balla tha se incidentet në Elbasan u iniciuan nga Partia Demokratike dhe ish Kryetari i Elbasanit Aurel Bylykbashi.

Balla ftoi prokurorinë të zbardhë të gjitha incidentet në Elbasan.

“Qytetarët janë të keqardhur që PD bën një turp në dëm të mesazhit të solidaritetit që përcjell Elbasani. Elbasani është kryqytet i dijes dhe këtë nuk mund të dëmtojë askush” tha Balla.

Përballë gazetarit Fatmir Popja Z. Balla reagoi gjithashtu edhe për incidentin e disa ditëve më parë të Presidentit Ilir meta me Policinë Bashkiake në zyrat e FRD-së.

“Shfaqje të tilla do t’i shihni çdo ditë , një herë Meta, një herë Basha dhe një herë Monika. Por shqiptarët duhet t’i mbajnë mend këto pamje dhe të gjykojnë drejt ku duan të shkojnë pas 25 Prillit.

Qasja e Presidentit një akt i turpshëm, por shfaqje e degradimit të vazhdueshëm të Ilir Metës. Ilir Meta humbi dasgurinë, qetësinë dhe tashmë edhe mendjen dhe shkak për këtë është ecuria e Reformës në Drejtësi” vijoi Balla.