Ditën e sotme është hapur zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Partia Demokratike ka mbledhur kandidatët dhe simpatizantët e saj në shehsin “Nënë Tereza”, ndërsa Partia Demokratike ka zgjedhur që “mitingun” ta zhvillojë vetëm me 140 kandidatë, të cilët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”.

Të dyja partitë kanë vendosur ta çelin ceremoninë e prezantimit të kandidatëve me himnin shqiptar. Në ceremoninë e PS-së himnin e ka kënduar Vikena Kamenica, ndërkohë që PD ka zgjedhur tenorin e madh Kastriot Tusha.

Kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha janë “live” në llogaritë e tyre në rrjetet sociale, ku qytetarët kanë mundësi të ndjekin hapjen e fushatës elektorale.

Në rrjetet sociale betrejën po e fiton bindshëm kryeministri Edi Rama, i cili po ndiqet nga më shumë se 19.300 qytetarë, ndërkohë Basha ndiqet nga 3.900.